Rikthimi i Parlamentit në normalitet/ Ambasada amerikane: Anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre

schedule17:39 - 12 Mars, 2024

schedule 17:39 - 12 Mars, 2024

TIRANË– Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur “zbutjen” e klimës së tensionuar dhe pajtimin e palëve politike, për rikthimin e Parlamentit në normalitet të plotë.

Me një shënim në faqen zyrtare “Facebook”, ambasada shkruan se institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme. Ajo shton se deputetët duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë brenda Parlamentit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!