Rikthimi i La Liga tërbon ultrasit, Spanja pushtohet nga parullat

schedule08:37 - 2 Qershor, 2020

schedule 08:37 - 2 Qershor, 2020

La Liga rifillon më 11 qershor, ndërkohë që të paktën deri në korrik do të luhet pa tifozë. Drejtuesit e ligës po mendojnë të rihapin gradualisht stadiumet dhe në fakt do të duhet ta bëjnë sa më shpejt, pasi tifozët kanë nisur që tani të shfaqin pakënaqësitë e tyre.

Disa prej grupimeve ultras kanë nisur të çojnë mesazhet e para dhe duken të bashkuar dhe të pakënaqur. “Futbolli nuk është rikthyer, u rikthye thjesht biznesi juaj”, shkruajnë ata, ndërkohë që fotot e parullave të hapura po bëjnë xhiron në internet. /abcnews.al