Anthony Joshua ka arritur të fitojë ndaj meksikanit Andy Ruiz Jr duke u hakmarrë për humbjen e vetme të karrierës së tij.
Në duelin e zhvilluar në Arabinë Saudite, Joshua tregoi se kishte nxjerrë mësime nga disfata e parë duke zgjedhur një strategji ndryshe që i solli fitoren me vendim unanim (118-110, 118-110, 119-108) pas 12 raundesh.
Me këtë fitore Joshua rikthen në pronësi të tij titujt kampion bote WBO, WBA, IBF dhe IBO./abcnews.al