“Rikthimi i Bashës një lojë”, Meçe: Gjithçka nisi me vendimin për të shkarkuar Berishën, zhgënjim

schedule13:41 - 21 Qershor, 2023

schedule 13:41 - 21 Qershor, 2023

I ftuar në studion e “Tirana Live” ka qenë komentatori, Arben Meçe i cili foli në lidhje me rikthimin e Bashës në krye të PD-së.

Ai tha se ky ka qenë një skenar i përgatitur shumë më parë dhe kjo u kuptuar menjëherë pas zgjedhjeve kur Alibeaj dha dorëheqjen.

Që  me dorëheqjen e Alibeajt u kuptua që ishte një skenar i përgatitur më përpara. Por futet akoma më thellë, që në mënyrën se si Basha prodhoi konfliktin me Berishën.

Duhet të dimë një gjë, padroni i tyre është një.

Që kur filloi Basha lëvizjen e tij isha i sigurtë që ishte një plan që PD të kishte dy fytyra. Besueshmëria më e madhe u bë gjatë zgjedhjeve sepse PD me largimin e Bashës u fut si frymë, frymë për të cilën populli shqiptar kishte nevojë.

Me këtë frymë arritën të futeshin në dëshirën e popullit shqiptar. Ajo frymë e lindur ishte një shpresë, por më vonë e kuptuam që ishte vetëm një skenar.

Rikthimi në këtë mënyrë i Bashës, hap një lloj debati që duhet trajtuar” tha Meçe.

Në lidhje me faktin se Basha ka përdorur kështu Alibeajn dhe anëtarët e tjerë, Meçe tha se po. Ai theksoi Basha u ndikua nga sondazhet e bërë para zgjedhjeve ku doli lidri me negativitetin më të madh në opinion publik dhe bëri një hap pas duke lënë Alibeajn në plan të parë.

Në këtë analizë që në bëjmë tani, jo pa qëllim e lidh me zgjedhjet. Para zgjedhjeve janë bërë sondazhe qëi japin pikë pozitive për disa figura politike dhe çfarë rezulton, njeriu që ka negativitet me të madh është Basha dhe pozitivitet më të ulët është sërish Basha. Basha e pa këtë dhe bëri një tërheqje duke vendosur në plan të parë Alibeajn.

E vërtetë që fryma që solli Alibreaj dhe Bejko prodhuan njëfarë entuziazmi të vogël. Basha pretendoi se këtë entuziazëm mund ta kthejë në favor të tij, por nuk është e mundur.

Në këto zgjedhje PD e Alibeajt nuk i paraqit si parti, por siu frymë. Tani ajo frymë po kthehet në një zhgënjim. Qytetarët po ndjehen të ofenduar edhe nga kjo lojë e Bashës.

Basha po rikthehet, por nuk po rikthehet nga beteja, sepse ai e dezertoi atë. Dhe ardhja në këtë formë zhgënjen akoma më shumë.

Ditën që Basha u rikthye, ndezi inkubatorin dhe zogjtë po dalin.

Këto janë parti pa rekorde dhe këta mund të mbledhin shokë e miq e të thonë ja ku janë anëtarët” u shpreh Meçe.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!