Rikthimi i Lulzim Bashës nuk duket të lëkund themelet e Rithemelimit të Sali Berishës. Edhe pse ata janë në seli prej shkak të ish-kreut të tyre, deputetët pranë Berishës tentojnë të shfaqen krejtësisht indiferentë për zhvillimet në selinë paralele demokrate.
Pse u kthye ai, kur?
Por jo aq indiferentë e pa informacion. Tritan Shehu, demokrat i vjetër përkahu kolegët e tjetër të PD-së zyrtare që po kundërshtojnë procesin, referuar mbledhjes së Këshillit Kombëtar të së martës.
“Plemumi i vules me i eger se pleniume te Enver Hoxhes. Përjashtuan 150 anëtarë, më keq se Kim Jungu i Koresë së Veriut”
Të tjerë po hapin faqet e 8 viteve kur Lulzim Bashën e kishin kryetar, për të treguar kudërshtinë e tyre.
“Ka dhene te gjitha provat ne 8 vite se nuk e sjell PD ne pushtet. Rikthimi i Bashes humbje kohe dhe nje shkaterrin i grupit qe ka mbetur tashme, zyrtar i PD. Synimi i tij eshte te vazhdoje te mbaj peng opoziten”
“Kushdo qe tenton te bej dicka kundra anetaresise, eshte percarje”
Rikthimi i Lulzim Bashës, tashmë edhe zyrtarisht, ka krijuar një përcarje edhe më të madhe të PD-së.
Nuk janë vetëm deputetët më peshë të PD-së zyrtare që kanë dalë në grup më vete dhe pas argumenteve statutore, kundërshtojnë rikthimin e tij në krye të PD-së. Basha u braktis dhe nga anëtarët e thjeshtë, pjesë e listës së Këshillit Kombëtar, duke e vënë në pikëpyetje legjitimitetin dhe duke e hapur dhe portën e ankimimit në gjykatë./abcnews.al

