Aleksandar Milic është rikthyer në Mal të Zi dhe ka nënshkruar me Petrovac, ky është lajmi që vjen nga “Vijesti” në Mal të Zi. Mbrojtësi i djathtë konsiderohej si një nga afrimet më të goditura të Kukësit.

Gjithsesi duket se verilindorët nuk do ta gëzojnë 22-vjeçarin, që vjet ishte aktivizuar në 32 ndeshje si titullar me Zeta.
Nga ana e Kukësit nuk ka pasur asnjë komunikatë, por gjasat janë që të ketë pasur probleme për taksën e formimit.
Për Milic transferimi te Kukësi do të ishte lëvizja e parë jashtë Malit të Zi, ndaj edhe sipas rregullave të FIFA-s duhej zgjidhur problemi i “Training compensation”. /abcnews.al

