Mund të konsiderohen, si dy miqësore me synim “kolaudimin” e grupit për Euro 2024, teksa 30 vite pas Botërorit të SHBA-së, së 1994’-ës, Italia, kthehet në Shtetet e Bashkuara për ndeshjet kundër Venezuelës dhe Ekuadorit.
Dy teste me dy ekipe kombëtare të Amerikës së Jugut që janë në kulmin e rrugëtimit për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm, ku më 21 mars, në orën 22:00 në stadiumin “DRV PNK” në Fort Lauderdale, shtëpia e Inter Miami, “Të Kaltërit” do të përballen me Venezuelën, ndërsa të dielën, më 24 mars, në orën 21:00, Italia do të masë forcën me Ekuadorin në “Red Bull Arena”, në zonën e Nju Jork, në Harrison, Nju Xhersi.
Janë 28 lojtarë të thirrur nga tekniku, Luciano Spalletti, tre prej të cilëve kanë grumbullimin e parë në kombëtaren e të rriturve, më konkretisht, mbrojtësi i Torino, Raoul Bellanova, mesfushori i Verona, Michael Folorunsho, dhe sulmuesi i Udinese, Lorenzo Lucca. /i.m /abcnews.al
Lista e lojtarëve të grumbulluar nga tekniku Luciano Spalletti:
Portierë: Marco Carneseçhi (Atalanta), Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Tottenham);
Mbrojtës: Francesco Acerbi (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Raoul Bellanova (Torino), Alessandro Buongiorno (Torino), Andrea Cambiaso (Juventus), Matteo Darmian (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Giorgio Scalvini (Atalanta), Destiny Udogie (Totthenam);
Mesfushorë: Nicolo Barella (Inter), Giacomo Bonaventura (Fiorentina), Michael Folorunsho (Verona) Davide Frattesi (Inter), Jorginho (Arsenal), Manuel Locatelli (Juventus), Lorenzo Pellegrini (Roma);
Sulmues: Federico Chiesa (Juventus), Lorenzo Luça (Udinese), Riçardo Orsolini (Bologna), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Genoa), Mattia Zaçagni (Lazio), Nicolò Zaniolo (Aston Villa).