Rikthim nga huazimi, një mesfushor përforcon Egnatian

schedule20:34 - 5 Janar, 2020

schedule 20:34 - 5 Janar, 2020

Egnatia është ribashkuar me mesfushorin Brixhild Brahimaj. Ky i fundit e kaloi pjesën e parë të këtij sezoni si i huazuar te skuadra e Vorës. Brahimaj, 23 vjeç, është rikthyer sot te Egnatia dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe klubi me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook

Njoftimi i Egnatias:

Egnatia dhe mesfushori Brixhild Brahimaj  kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, duke e rikthyer nga huazim në ekipin tonë.

I lindur në Fier, 23 vjeçari ka një karrierë të pasur ku ka provuar të luaj në Superligë me Luftëtarin dhe Elbasanin në Kategorinë e Parë.

Sezonin e fundit ishte pjesë e Vorës i huazuar nga Egnatia pasi mungesa e dokumentacionit solli mosfederimin brenda afatit kalimtar të verës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!