Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rikthim në momentin e duhur, mbrojtësi i Bayern nis përgatitjet me topin

schedule16:56 - 5 Mars, 2020

schedule 16:56 - 5 Mars, 2020

Lajm i mirë për Bayern Munchen. Niklas Sule është rikuperuar nga dëmtimi i frikshëm, ka lënë infiermierinë dhe është rikthyer në fushën e stërvitjes. Qendërmbrojtësi dëmtoi rëndë gjurin në ndeshjen e muajit tetor kundër Augsburg dhe ka nisur punën me topin.

24-vjeçari qëndroi 4 muaj jashtë dhe nuk e fsheh gëzimin e tij për lënien pas të momentit të keq. Ditën e sotme është rikthyer në qendrën stërvitore të kampionëve gjermanë dhe rikthimi i tij në fushë është afër.

Pas më shumë se katër muajsh jam rikthyer të punoj me topin. Është një ndjesi shumë e mirë, është fantastike. Jam gati të ndërmarr hapat e ardhshëm të rikuperimit tim. Deri tani nuk kam pasur probleme dhe kam bërë shumë lëvizje të kontrolluara me topin“, deklaron mbrojtësi bavarez.

Sule i ka munguar shumë skuadrës së Flick këtë periudhë, teksa rikthimi i tij vjen në momentin kyç të sezonit. Bayern ka pretendime në çdo kompeticion dhe rikthimi i Sule do e forcojë edhe më shumë gjigantin gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!