Rikthen “New Rules”, rregulla të reja për Covid-19 nga Dua Lipa

schedule15:00 - 18 Shtator, 2020

schedule 15:00 - 18 Shtator, 2020

Dua Lipa renditi disa “rregulla të reja” për të gjithë që zhvillojnë takime romantike në kohën pandemie, ndërsa interpretonte në një video muzikore parodi me James Corden.

Nën ritmet e muzikës së dy këngëve më të suksesshme të saj “New Rules” dhe “Don’t Start Now”, e ftuar në Late Late Show ylli botëror këshilloi njerëzit që të respektojnë rregullat dhe të përdorin maskat mbrojtëse.

Mbaj një maskë, lani duart, nuk është se ke plane të tjera, është e vështirë por është e lezetshme, duke ndjekur të gjithë këto rregulla të Covid, ” dëgjohet duke thënë ndër të tjera Dua Lipa. xh.d/abcnews.al