Amnisti për rivlerësimin e pasurive/ Qeveria çon në Kuvend projektligjin, rivlerësim me 3 përqind deri në qershor 2025

schedule14:22 - 15 Maj, 2024

schedule 14:22 - 15 Maj, 2024

SHQIPËRI– Qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësi që të rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme duke paguar më pak taksë. Drafti është dorëzuar në Kuvend dhe parashikon që në rastet e shitjes së pasurive të paguhet 3% nga 15% që është aktualisht vlera e tatimit.

Synimi i këtij projektligji është rivlerësimi i pasurive  të paluajtshme për të gjithë individët deri në datën 30 qershor 2025. Po ashtu ndryshe nga herët e tjera është parashikuar që të aplikohet i njëjti nivel tatimi edhe për transaksione që do të kryen nga bizneset.

Projektligji ka për qëllim realizimin brenda një kohe të shkurtër dhe me kosto mjaft të ulët për individët te rivlerësimit të pasurisë se paluajtshme dhe nxitjen e tregut te pasurive te paluajtshme drejt formalizimit.

Nisur edhe nga përvoja ndër vite, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme ka përbëre një nder aktet ligjore më me interes për qytetarët, shoqëruar edhe me regjistrime te shume transaksioneve pranë Agjencisë Shtetërore te Kadastrës.

Mundësinë e përfitimit nga ky proces i rivlerësimit të pronave do ta kenë edhe individët që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë si dhe individët që disponojnë kontratë sipërmarrje ose porosie dhe që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë.

Procesi i rivlerësimit mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme, nga institucionet përkatëse ose nga zyrat vendore të Agjencisë Shtetërorë te Kadastrës ose qytetarët mund të zgjedhin që rivlerësimi te kryhet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, me çmimet minimale fiskale ne fuqi.

Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me tatim 3% u zbatua edhe në vitin 2020 por ky proces për shkak të pandemisë së  Covid -19 u shty dy herë dhe përfundoi  në dhjetor 2021./ abcnews.al