Rikthehet racizmi, “ish”-i i Chelsea në lot: Jemi të gjithë të ngjashëm

schedule17:36 - 5 Shkurt, 2020

schedule 17:36 - 5 Shkurt, 2020

Racizmi goditi sërish, por kësaj radhe jo në fushën e blertë. Trabzonspor fitoi 2-1 në fundjavë përballë Fenerbahces së Muriqit dhe siguroi një trepikësh të rëndësishëm për objektivin titull.

“Viktima” e tifozëve racistë ra John Obi Mikel, mesfushori i Trabzonspor. Nigeriani i njohur u përballë me ofendime të shumta në rrjetet sociale dhe nuk i përmbajti lotët në një prononcim për Turkish TV.

Të gjithë jemi njësoj dhe të ngjashëm në këtë botë. Futbolli është vetëm një lojë, në fund të fundit. Duhet t’i themi jo racizmit“, deklaron 32-vjeçari, i cili vitet më të bukura të karrierës i kaloi me Chelsea. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!