Rikthehet pista “Itali”, Bonucci “ëndërron” sërish rikthimin në Serie A

schedule12:36 - 9 Janar, 2024

schedule 12:36 - 9 Janar, 2024

Kalimi te gjermanët e Union Berlin u konsiderua, si një lëvizje përfekte, për “veteranin” italian, të qendrës së mbrojtjes, Leonardo Bonucci, mirëpo, vetëm 10 prezenca në fushën e blertë, në 23 përballjet e zhvilluara të kryeqytatsve gjermanë në të gjitha kompeticionet, nuk mjaftojnë për 36-vjeçarin, kampion në fuqi të Evropës, me “Të Kaltërit” e Italisë.

Për këtë aryse, Bonucci është në kërkim të një klubi të ri dhe pas dështimit të kalimit, te Roma, tashmë italiani ka nisur kontaket me një tjetër klub, me po aq histori dhe eksperiencë, në Evropë, si “Verdhekuqtë” e Serie A, por që sërish kanë arritur të lënë jo pak “gjurmë” në historinë e futbollit italian.

Bëhet fjalë për skuadrën e Genoa-s, me “Kuqeblutë”, me teknikun Alberto Gilardino, që pas shitjes së rumunit, Radu Dragusin, te “Londinezët” e Tottenham kërkon një mbrojtës të madh dhe duke llogaritur faktin që “veterani” mund të rikthehet me parametra zero shihet si opsioni perfekt pasi disponon cilësi dhe eksperiencë të konsiderueshme, për të ndihmuar një skuadër si “gjenovezët”, që objektiv primar kanë mbijetesën në Serinë A.

Mirëpo, kthimi në një formacion titullar nuk është i vetmi synim i 36-vjeçarit, me këtë të fundit, që “ëndërron” një ftesë nga tekniku i Kombëtares, Luciano Spalletti, për në Kampionatin Evropian të Gjermanisë, “Euro 2024”, ku mund të ndihmojë jo pak se kualitetin dhe përvojën e tij në sportin e futkëmbës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!