Rikthehet “normaliteti”/ Mitsotakis takon Ramën në Tiranë, kapërcehet ngërçi pas ftesës ndaj Begajt

schedule17:40 - 16 Tetor, 2023

schedule 17:40 - 16 Tetor, 2023

Shkrihen akujt e formuar nga Alfred Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur, Ferdi Beleri. Këtë të hënë, mes kryeministrave të tjerë, erdhi dhe ai i Greqisë, Kirakos Mitcotakis, edhe pse nuk iu lexua një entuziazëm në fytyrë, në këtë momentet e para.

Por akulli shkrihej ndërsa temperaturat ngriheshin, nën një sfond për të bërë rajonin më të fortë ekonomikisht, por edhe më pas me shpalsojen e flamurit grek, mes atyre të Ballkanit Perëndimor.

Dy kryeministrat patën dhe një takim jo formal, veçmas. Nuk pati informacion zyrtar të bisedës mes tyre, por shefi i qeverisë greke, e tha këtë të hënë se do diksutonte me Ramën çështjen Beleri dhe do të kërkonte që ai betohet si kryebashkiak, me shpresën se cështja e tij do të zgjidhet miqësisht.

Sido që të shkojë kjo cështje në ditët në vijim, takimi në Samitin në Tiranë, tregon që është kapërcyer tashmë ngërçi i gushtit, kur Presidenti Begaj refuzoi kryeministrin grek, që organizoi një darkë informale me lider të BE dhe të rajonit, në Athinë.

Të dy vendet, ndoshta siç e deklaroi edhe shefi i qeverisë greke, duke rikthyer marrëdhëniet në normalitet, të mund të zgjidhin çështjet mes tyre duke biseduar, e jo duke qëndruar të distancuar, në llogore të ndryshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!