Rikthehet në teatër “Ferma e Kafshëve”, aktoret: Për herë të parë në publik ishin 900 spektatorë

schedule10:45 - 11 Tetor, 2023

schedule 10:45 - 11 Tetor, 2023

“Fermave e kafshëve” është shfaqja e suksseshme që rikthehet në Teatrin Kombëtar. Ajo do të jepet nga data 12-15 tetor dhe dy nga aktoret kryesore kanë ndarë disa detaje për “ABC e Mëngjesit”.

Anila Bisha dhe Erjona Kakeli kanë zbuluar se kjo shfaqje u bë aq shumë e suksesshme sa për herë të parë në Amfiteatër ishin rreth 900 spektatorë.

Sakaq, aktoret theksuan se publiku ka një kuriozitet të madh për të pasi është një ndër veprat më të lexuara të George Orëell. Madje, ka dhe një ndërturje të disa zhanreve, si aktrimi, muzika dhe skenografia.

Në fakt është vepra që e bën shfaqjen të suksesshme. ‘Ferma e Kafshëve’ është vepra e famshme e George Orëell, një nga satirat më të bukura të shekullit të 20 dhe për këtë arsye kjo është një vepër mjaft e njohur. Njerëzit që në fillim kanë patur një interes për të parë se si mund të vihet në skenë një libër, si mund të dramatizohet dhe të ketë dhe sukses për më tepër. Them se ne ia kemi dalë për të pasur sukses në këtë shfaqje. Është një nga shfaqjet që përfshin pothuajse të gjithë elementët e skenës, siç është aktrimi, muzika, koreografia, të gjitha janë të përfshira në këtë shfaqje. Madje, edhe kostumet dhe skenografia është shumë, shumë e veçantë. Ne kemi dhënë një numër të madh të shfaqjeve në amfiteatër, pasi kështu ishte konceptuar dhe nga regjisorja të ishte në një ambient të hapur. Ka qene befasi dhe për ne aktorët, pasi ka pasur netë që në amfiteatër ka pasur mbi 900 spektatorë, gjë që ishte dhe një surprizë për ne, pasi ne jemi mësuar deri në 400-450, aq sa është salla, por një gjë e tillë ishte mrekulli. Ka pasur sukses të madh edhe në “Koko Fest”, ku mori 4 çmime si shfaqje”, tha Anila

Secili nga aktorët ka bashkëpunuar dhe ka plastikën e vetë të kafshës që përfaqëson. Unë jam dërrkucja. Procesi është i gjithi, ti e fikson lëvizjen, është e vështirë, por të bëhet rutinë. Ndërsa, procesi i ndërtimit ka qene i vështirë sepse ka qene dhe korrik, pasi ne provën gjenerale e kemi dhënë në 4 të mëngjesit në amfiteatër dhe shfaqja ishte në orën 9 të darkës premiera. Por jemi grup fantastik, me Driadën kemi punuar në mënyrë të mrekullueshme, me Mian kemi punuar këngën”, u shpreh Erjona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!