Rikthehet koronavirusi në Mal të Zi

schedule23:29 - 14 Qershor, 2020

schedule 23:29 - 14 Qershor, 2020

Në Mal të Zi është regjistruar rasti i parë me Covid-19 pas 2 qershorit kur ishte shpallur fundi i epidemisë.

Bëhet fjalë për një rast të importuar dhe një person që është në vetizolim, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi.

Mali i Zi shpalli përfundimin e epidemisë së koronavirusit më 2 qershor, pasi nuk kishte raste të regjistruara për 28 ditët e mëparshme./abcnews.al