Rikthehet kaosi në Kapshticë, autobusët në radhë prej orëve të para të mëngjesit

schedule15:04 - 10 Shtator, 2020

schedule 15:04 - 10 Shtator, 2020

Në Kapshticë është rikthyer “kaosi”. Abcnews.al mëson se autobusët ndodhen në radhë prej orëve të para të mëngjesit.

Gazetarja e Abc News, Ledjona Xheladinaj raporton se në pritje janë 7 autobusë dhe 7 automjete. Tre prej autobusëve ndodhen në tokën neutrale.

Pala greke pas plotësimit të kuotës ka ulur trarin. Për këtë arsye, qytetarët janë detyruar të flenë në bagazhet e autobusit pasi temperaturat jashtë janë të larta.

Ata shprehen se ndodhen në pikën kufitare me Greqinë që prej orëve të para të mëngjesit. s.b/ abcnews.al/