Rikthehet frika në Kinë, izolohet qyteti Shulan

schedule07:37 - 11 Maj, 2020

schedule 07:37 - 11 Maj, 2020

Kina këtë të hënë ka raportuar 17 raste të reja me koronavirus, në qytetin kinez Shulan duke bërë që autoritetet shteterore të vendosin dhe mbylljen pas një numri në rritje të rasteve të reja.

Në këtë qytet janë konfirmuar 11 raste të reja me koronavirus të gjithë kontakte me një grua që punonte në një lakanderi.

Pacientja 45-vjeçare, e cila ka infektuar burrin e saj, motrat dhe disa anëtarë të tjerë të familjes, thuhet se nuk ka pasur histori të fundit të udhëtimit.

Të gjitha vendet publike nëpër qytet janë mbyllur dhe të gjithë banorët u thanë të qëndrojnë në shtëpi. Transporti publik është pezulluar dhe qyteti është klasifikuar si rrezik i lartë i një sistemi të izonimit me tre nivele.

Infeksioni i ri ka vendosur shqetësime në mediat sociale kineze, me shumë spekulime se si gruaja u infektua. Të tjerë, duke pretenduar se ishin nga Shulan, thanë se mendonin se virusi “afrohet çdo ditë e më shumë”.

Shulan është në provincën Jilin, e cila ndodhet në kufirin me Korenë e Veriut, e cila pretendon se nuk ka raste të virusit./abcnews.al