Era Istrefi është një ndër këngëtaret në të suksesshme shqiptare, fama e së cilës tejkaloi kufijtë me këngën “Bonbon”. Prej disa muajsh, këngëtarja nuk ka sjellë një projekt të ri, ndërkohë me sa duket artistja po përgatit diçka të re.
Era duket se do të vijë në një bashkëpunim me reperin Buta. Ka qenë reperi ai i cili postuar një foto së bashku me Erën ku shihen në ambientet e një studio muzikore, por duke mos dhënë asnjë detaj se kur pritet që kënga të dalë në treg.
“No Maybes” është projekti më i fundit i këngëtares, një bashkëpunim me Arash dhe Ilkay Sencan që u publikua në mars. “Bonbon” ishte hiti që i hapi dyert e suksesit ndërkombëtar, kur dhe firmosi kontratën me kompaninë e njohur diskografike, Ultra Music. /abcnews.al/