Rikthehet dueli i përjetshëm i kryeqytetit, derbi ndryshe dhe i pazakontë

schedule09:15 - 10 Korrik, 2020

schedule 09:15 - 10 Korrik, 2020

Sot nis java e 33-të dhe rikthehet derbi i kryeqytetit. Ndeshja më emocionuese e futbollit shqiptar, vjen ndryshe kësaj radhe. Partizani-Tirana do të luhet në “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45. Tifozë nuk do të ketë siç jemi mësuar gjithmonë, koronavirusi nuk e lejon këtë gjë.

Përveç mungesës së atmosferës fantastike që krijojnë tifozët, edhe dy skuadrat vijnë në një situatë të pazakontë. “Demat” janë goditur keq nga COV-19, teksa Erald Çinari, Esat Mala, Kristi Kote, Deian Boldor dhe Besnik Ferati janë infektuar nga koronavirusi.

KATEGORIA SUPERIORE
E Premte, java e 33-të
Flamurtari-Bylis (17:45)
Partizani-Tirana (20:45)

Paniku në skuadrën e Sormanit nuk mungon dhe fitimi i derbit për të vijuar luftën për kualifikimin në Europa League, është vështirësuar shumë. Moment jo i mirë edhe te rivalët bardheblu. Kryesuesit duan pikë për të rikthyer qetësinë pas dy humbjeve të fundit dhe për t’iu afruar edhe më shumë titullit (+6 pikë nga Kukësi i vendit të dytë).

Kritikat për trukim të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Bylis (fitoi 2-1 ekipi ballshiot) kanë ndikuar për keq te djemtë e Egbo, të cilët do të luftojnë për të fituar derbin e tretë radhazi për këtë sezon.

Tre orë përpara duelit të përjetshëm luhet përballja Flamurtari-Bylis. Vlonjatët janë rrëzuar nga kategoria dhe luajnë për kënaqësi personale, ndërsa miqtë nga Ballshi nuk kanë alternativë tjetër përveç marrjes së tre pikëve, për t’iu larguar Vllaznisë së vendit të tetë. /abcnews.al

 

Renditja e Kategorisë Superiore

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!