Rikthehet debati i konçesioneve në Shëndetësi

schedule14:50 - 22 Nëntor, 2017

schedule 14:50 - 22 Nëntor, 2017

Ministria e Shëndetësise ka raportuar në komisionin parlamentar të Ekonomisë për buxhetin dhe investimet e parashikuara vitin e ardhshëm. Krahas tre konçesioneve në formën e partmeritetit public- privat aktualisht, Ministria pritet të japë vitin e ardhshëm me koncesion edhe shërbimin laboratorik.

Cilësia e shërbimeve koncesionare e mbi të gjitha kostot e tyre, kryesuan debatin e opozitës duke theksuar se, qeveria po e paguan shtrenjtë shërbimin shëndetësor. Megjithatë ministrja theksoi se për shërbime që nuk ofrohen, siç mund të ndodhë në rastin e sterilizimit të pajisjeve qeveria nuk paguan.

Delegimi i disa shërbimeve te privati, rrit diagnostikimin e hershëm sipas Ministres së Shëndetësisë, duke bërë që në një të ardhme të afërt të ulen kostot për kujdesin shëndetësor./abcnews.al

 

https://youtu.be/6zSJGFdkePA

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!