Rikthehet COVID-19, humb jetën e moshuara në Kosovë

schedule16:05 - 31 Janar, 2023

schedule 16:05 - 31 Janar, 2023

Një grua ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Lajmi është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës që përditësoi të dhënat.

E ndjera ka qenë nga Komuna e Gjakovës ndërsa i përket grupmoshës 70-79 vjeç.

Numri total i viktimave të COVID nga marsi i vitit 2020 ka shkuar në 3203.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar tri raste pozitive me COVID, një në Podujevë, një në Pejë dhe një tjetër në Malishevë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 persona, ndërsa numri total i rasteve aktive në vend është 61./KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!