Rikthehen vdekjet nga Covid në Shqipëri, 553 të infektuar në 24 orët e fundit

schedule18:08 - 30 Qershor, 2022

schedule 18:08 - 30 Qershor, 2022

Në 24 orët e fundit ka patur një ulje të lehtë të infektuarve me Covid krahasuar me një ditë më parë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë infektuar me Covid 553 persona, ndërkohë që ka patur dhe një humbje jete.

Njoftimi i MSh:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1433 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 553 qytetarë, në këto bashki:

311 në Tiranë, 33 në Fier, 28 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Vlorë, 13 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë, 10 në Divjakë, 9 në Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Kurbin, 6 në Vorë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Himarë, Korçë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Roskovec, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Tropojë, Dibër, Bulqizë, Klos, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Mat.

Janë 2,888 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 72 vjeç, i pavaksinuar.

Janë shëruar 192 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,463 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Qershor 2022)

Raste të reja ditore         553

Të shëruar në 24 orë       192

Të shtruar në spitale         19

Humbje jete në 24 orë      1

Testime ditore                 1433

Testime totale              1,849,065

Raste pozitive                 280,851

Raste të shëruara             274,463

Raste Aktive                        2,888

Humbje jete                         3,500

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            2,050

Fier                                                     218

Vlorë                                  149

Durrës                           127

Lezhë                                82

Gjirokastër                             76

Shkodër                                      62

Elbasan                        48

Korçë                              32

Berat                                              26

Dibër                              13

Kukës                              5

/Abcnews.al/