Rikthehen vdekjet nga Covid-19 në Shqipëri, një viktimë dhe 90 të infektuar në 24 orët e fundit

schedule17:55 - 27 Qershor, 2022

schedule 17:55 - 27 Qershor, 2022

Pas më shumë se dy muajsh u raportua viktima e parë nga Covid-19 në vendin tonë, ndërsa rastet ditore me koronavirus janë rritur ndjeshëm.

Sipas Ministrisë së Shëndetësie viktima është  një 72-vjeçar nga Tirana, i pavaksinuar.

Sot u raportuan 90 të infektuar. 59 në Tiranë, nga 5 qytetarë në Kavajë, Divjakë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Patos, Vlorë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, nga 1 qytetar në Mirditë, Fier, Gjirokastër.

Janë 1,825 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë.

Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,844 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 90
Të shëruar në 24 orë 104
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 366

Testime totale 1,844,561
Raste pozitive 279,167
Raste të shëruara 273,844
Raste Aktive 1,825
Humbje jete 3,498

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,349
Fier 131
Vlorë 86
Durrës 65
Gjirokastër 47
Lezhë 38
Shkodër 34
Elbasan 30
Berat 20
Korçë 16
Dibër 7
Kukës 2

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!