Ky është një grup turistësh prej 37 personash që vijnë nga Polonia. Frikë nga pandemia nuk kanë, të shkujdesur, pa maska dhe as respektim të distancimit fizik ata shfaqen në pedonalen e Tiranës.
“Jam nga Polonia, është hera e parë që vizitoj Shqipërinë së bashku me familjen. E kishim planifikuar më parë, kështu që as pandemia nuk do na ndalonte, sapo morëm lajmin e lejimit, u bëmë gati dhe erdhëm. Është vend shumë i bukur, pak nxehtë, por ishte vërtetë ide e mirë ardhja këtu. Frikë nuk kam por kujdes duhet. Në Poloni nuk vëmë maska në ambiente të hapura, por në të mbyllura po, këtu jem jashtë,” shprehet një prej tyre.
Operatorët turistikë e cilësojnë një vit të vështirë pasi puna për këtë sezon nisi dy muaj e gjysmë me vonesë, por sipas tyre më mirë vonë sesa hiç.
Këtë sezon, sipas operatorëve turistikë në Shqipëri vijnë 13 chartera në javë me turistë të huaj të cilët e vizitojnë Shqipërinë . Vendin kryesor e zënë polakët.
Grupe kanë edhe limitim në numër sipas Albi Miftarit ndërsa turi turistik përfshin Tiranën dhe disa qytete të Shqipërisë.
Një vit më parë Shqipëria është vizituar nga 5 milion turistë. /abcnews.al/