Pasditen e të dielës Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon rikthim të reshjeve në të gjitha qarqet. Si pasojë e tyre në lumenjte Drin, Bunë dhe liqenin e Shkodrës do të ketë rritje të niveleve të ujit që do të sjellë zgjerim të hartës së përmbytjeve. Të henën, sipas Institutit, prurjet do të vijojnë në zonat malore duke përfshirë dhe hidrocentralet mbi lumin Drin.
Rritja e prurjeve dhe niveleve, sipas Institutit, do të vijojnë përgjatë datave 20, 21, 22 Mars, ndërsa harta e përmbytjeve do të zgjerohet në pjesën e Nënshkodrës dhe zonat periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të liqenit. Rrezikohet nga përmbytjet dhe pjesa fushore e lumenjeve./abcnews.al