Prej mbrëmjes së djeshme kanë rinisur reshjet e borës në qarkun e Korçës. Trashësia e dëborës varion nga 10-25 cm.
Mbrojtja Civile bën me dije se në zona të veçanta të shoqëruar me stuhi ere nga drejtimi i veriut, duke krijuar edhe duma dëbore. Aktualisht nuk ka reshje. Ndërsa temperatura mesatare është -5 gradë. Në akset rrugore ndodhen borëpastrueset.
“Kushtëzuar nga sasia e reshjeve, temperaturat, prezenca e erës në disa zona, qarkullimi i mjeteve rekomandohet me goma dimërore , ne orët e paradites. Kërkohet kujdes nga përdoruesit e rrugës ne orët ne vijim. Puna do vazhdoje për mirëmbajtje dimërore në të gjitha akset, deri në normalizimin e situatës”, thuhet në njoftim. g.v/abcnews.al