Reshje bore kanë nisur edhe në qarkun e Dibrës.
Deri më tani trashësia e borës ka arritur në rreth 5 cm në rrugët e qytetit, ndërsa në zona të thella shkon deri më 15 cm në orët e para të mëngjesit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se deri më tani situata është e qetë. Aksi nacional Peshkopi – Tiranë kalohet pa probleme, në aks janë 6 mjete borëpastruese, aksi Peshkopi – Kukës dhe Peshkopi – Qafë Draj kalohet me zinxhirë, Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalohet pjesërisht me zinxhirë.
Ndërkohë rrugët e njësive administrative Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, në Dibër dhe Martanesh dhe Tërnovë në Bulqizë, kalohen me zinxhirë.
Deri në këto momente nuk raportohen emergjenca shëndetësore./abcnews.al