Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rikthehen platformat online/ Amazon rregullon problemin, shkaktoi ndërprerje ne aplikacionet dhe faqet online

schedule15:25 - 20 Tetor, 2025

schedule 15:25 - 20 Tetor, 2025

Kompania Amazon ka arritur të rregullojë problemin që shkaktoi ndërprerje të aplikacioneve dhe platformave më të njohura të internetit këtë të hënë.

Problemi themelor në Amazon Web Services është zgjidhur dhe pjesa më e madhe e shërbimit është rikthyer në normalitet.

Megjithatë, ende ka një ngarkesë të prapambetur me të cilën sistemi do të duhet të merret. Kjo do të thotë se disa shërbimet mund të funksionojnë më ngadalë se normalisht para se të rikthehen në normalitet.



Shumë kompani nuk kanë serverat e tyre, por marrin me qira bazat e të dhënave dhe teknologji të tjera thelbësore nga Amazon Web Services. Në momentin që këto sisteme hasin probleme, edhe shërbimet e faqeve të tjera bëhen të padisponueshme.

Amazon, Dulingo, Roblox dhe Canva janë ndër aplikacionet që u prekën nga problem dhe platformat e mediave sociale si X, Snapchat apo Threads ndikuan gjithashtu.

Problemet kanë prekur edhe disa banka, pasi platformat e tyre online mbështeten në shërbimet e Amazon. Gjithashtu disa njerëz raportuan se e kishin të pamundur të kryenin pagesa me kartat e tyre bankare. Disa faqe qeveritare që punojnë me të njëjtat shërbime hasen gjithashtu probleme.

Efektet e ndërprerjeve të tilla zakonisht zgjasin disa ore ose me raste edhe një ditë, derisa shërbimet të rikthehen në normalitet të plotë dhe të funksionojnë pa probleme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!