Rikthehen pas 13 vitesh ‘ethet e Nilit’/ Tomini: Në infektiv 17 të prekur nga Fieri, Lushnja e Kurbini

schedule15:23 - 5 Gusht, 2024

schedule 15:23 - 5 Gusht, 2024

Rikthen pas 13 vitesh në Shqipëri ethet e Nilit. Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar 17 raste, të gjithë të moshës mbi 62 vjeç, tre kanë humbur jetën ndërsa të tjerët po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.

“Ne kemi raste të moshës mbi 62 vjeç dhe janë me sëmundje bashkëshoqëruese dhe imunitet të kompromentuar. Kanë shfaqur shenja neuroinvazive, por jo të gjithë rastet janë me prekje të sistemin nervor qendror”, tha Tomini.

Të prekurit janë  regjistruar në Lushnje, Fier dhe Kurbin. Sëmundja ka shpërthyer në fund të korrikut dhe rasti i parë dyshohet një emigrant që mësoi se ishte prekur nga ethet e Nilit pas kthimit në Greqi. Virusi transmetohen nga një lloj i veçantë mushkonje.

“Vrusi i Nilit transmetohet përmes mushkonjës kulieks pipienc,  përmes pickimit të zogut që e mbart virusin transmeton tek njeriu, por aty e humbet, nëse një mushkonjë tjetër pickon njeriun e sëmurë se mbart .. Rezervuari janë zogjtë, transmetuesit mushkonjat, në këto vatra ku janë evidentuar sipas lokacionit të rasteve janë evidnetuar mushkonjat kulez. Lushnja ka nisur dezinfektimit, rekomanidmet për Fier dhe Kurbin janë duke vlerësuar situatën  për dezinsetkimin me adulticit”, tha ajo.

Në 80% të rasteve  drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik thotë se të infektuarit nuk shfaqin shenja . në raste të tjera simptomat ngjasojnë më gripin. Por  tek persona të veçantë mund të prekë dhe trurin.

“Në 80 % e individëve, të cilët infektohen me virusin  e Nilit nuk shfaqin sëmundje e kalojnë në mënyrë asimptomatike,  por është një grup i caktuar individësh, në rastet e evidentuar i kemi meshkuj në pjesën më të madhe shfaqen forma neuroinvazive, Fier, Lushnje, Kurbin shenjat klinike janë të përgjithshme dominon temperatura dobësi trupore dhimbje koke, barku  këto janë shenja të në gjendje virale të zakonshme”, shprehet ajo.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik thotë se nuk ka vend për panik por ndërkohë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe pushtetit vendor.

Në Europë dhe rajon të sëmurë me “Ethet e Nilit” janë zbuluar  që në prill të vitit 2024.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!