Rikthehen në banesa të evakuuarit e Beratit

schedule19:25 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 19:25 - 4 Dhjetor, 2017

Një ndër qarqet më të prekura nga përmbytjet është Berati. Prefektura e këtij qarkut ka njoftuar se banorët janë kthyer në shtëpite e tyre dhe ka nisur procesi i verifikimit të dëmeve. Gjatë përmbytjeve në Berat u evakuuan 109 persona.

Nis rikthimi i të evakuuarve të Beratit në banesa.
Ata ishin strehuar tek të afërmit e tyre, nëper konvikte dhe shkolla të qytetit.
Bashkë me ndihmat në ushqime, prefektura njoftoi se do të fillojë edhe verifikimi për dëmet e shkaktuara.
Qarkullimi në rrugët nacionale dhe drejt qendrave të njësive administrative është normalizuar.
Vështirësi ka qarkullimi në rrugët e brendshme të disa fshatrave në bashkinë Skrapar dhe bashkinë Poliçan, ku dhe atje po punohet për hapjen e tyre.
Në të gjitha shkollat e qarkut ka nisur procesi mesimor.
Furnizimi me energji dhe ujë është drejt përmirësimit.
Qarku i Beratit ishte ndër më të prekurit nga përmbytjet. Gjithsej të evakuuar ishin 109 persona.
76 banesa u mbuluan nga uji ne Bashkinë Berat dhe Urën Vajgurore dhe një banesë në Bashkinë Poliçan.
Prefektura e Beratit bën me dije se rreth 757 ha tokë është përmbytur./abcnews.al

 

https://youtu.be/fDK2U9VYebA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!