Pasditja e së premtes ka risjellë reshjet e borës në disa zona të vendi tonë. Bora është rikthyer në rajonin juglindor dhe në verilindje të vendit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale a bërë me dije gjendjen në të cilën ndodhen akset kryesore për shkak të pranisë së reshjeve të një nate më parë.
Sipas ARRSH për shkak të pranisë së borës është e rëndësishme që të përdoren zinxhirë në lëvizjen e rajonit qendror si Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë dhe Zëmblak-Goricë.
Gjithashtu dhe në disa zona të Dibrës dhe Tropojës drejtuesit e automjeteve duhet që të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.
“Gjatë natës ka pasur reshje dëbore ❄️ në:
Rajonin Jugor, Korçë-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normslisht.
Rajonin Qendror, Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin rrugor Qafë Mollë-Bizë.
Në Rajonin Verior, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, Hani i Hotit-Tamarë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh .
Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore ?? të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore ?të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhen në postimin e ARRSH./abcneës.al