Ekspertët amerikane që kanë asistuar pranë Prokurorisë se Posaçme janë rikthyer serish në këtë institucion pas pezullimit me 20 janar me vendim te administratës së presidentit amerikan Donald Tramp.
Mësohet se paraditen e te enjtes, ata janë rikthyer në SPAK, dhe janë të njëjtët persona që kanë qenë edhe para hyrjes në fuqi të urdhrit te pezullimit.
Te mërkurën ekspertet asistues, kanë zhvilluar një takim me prokurorët e posaçëm, të cilëve iu kanë njoftuar vendimin e administratës amerikane për rikthimin në pozicionet e mëparshme të tyre.
Bëhet fjalë për një prokuror zyra e te cilit gjendet ne Prokurorinë e Posaçme , por edhe eksperte te zbatimit të ligjit në SHBA (perfshire FBI), të cilët asistojnë strukturat e drejtësisë në Shqipëri, me trajnime, ekspertizë ligjore, por edhe mbështetje logjistike.
Nga ana tjetër as SPAK por as ambasada amerikane në Tiranë, zyrtarisht nuk kanë dhënë ende informacion dhe mbi çfarë vendimi është bërë rikthimi i tyre në Shqipëri.
OPDAT është një program i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara te Amerikës, i krijuar për të asistuar në vendet partnere në forcimin e sistemeve të tyre të drejtësisë.
Ky program fokusohet në trajnimin e prokurorëve, gjyqtarëve dhe agjencive ligjzbatuese për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin, apo trafikimin e qenieve njerëzore dhe terrorizmin.
Në Shqipëri, OPDAT ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendase për të përmirësuar kapacitetet e tyre në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht në kontekstin e reformës në drejtësi.
/abcnews.al