Rikonstruktohet shkolla “Ali Demi”në Tiranë, Veliaj: Fund mësimit me dy turne

schedule13:13 - 2 Shtator, 2019

schedule 13:13 - 2 Shtator, 2019

Viti i ri shkollor do t’i gjejë nxënësit e kryeqytetit në kushte më të mira mësimore. Kryebashkiaku Erion Veliaj  tha se me hapjen e 16 kantiereve të ndërtimit për ndërtimin dhe rikonstruksionin e shkollave, pritet t’i jepet fund mësimit me dy turne.

Brenda 6 muajsh, shkolla “Ali Demi” në kryeqytet do të marrë një pamje të re. Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë gjatë inspektimit të punimeve se me hapjen e 16 kantereve të ndërtimit, në Tiranë pritet të marrë fund epoka e mësimit me dy turne.

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Veliaj u bëri thirrje prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollat më të afërt për të shmangur jo vetëm mbipopullimin, por edhe mësimin me dy turne.

Krahas shkollave, Bashkia e Tiranës po punon paralelisht edhe për rikonstruksionin e kopshteve dhe çerdheve. Këtë vit do të nisë pilotimi i çerdheve në mjediset e punës në kompani që kanë mbi 100 punëtorë.

Zona e lagjes “Ali Demi” ka pësuar një transformim të thellë, duke filluar nga rruga kryesore, tek blloqet e pallateve dhe shkollat, nga shkolla “1 Maji” deri te ato më pranë Lanabregasit dhe Shkozës. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!