“Rihetim për 21 janarin”, Manja: Drejtësia të zbatojë vendimin e Strasburgut

schedule15:34 - 17 Nëntor, 2023

schedule 15:34 - 17 Nëntor, 2023

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin konsiderohet nga qeveria shqiptare një dokument i mjaftueshëm dhe detyrues që drejtësia jonë ta rihetojë ngjarjen ku u vranë nga garda e republikës 4 protestues.

ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ju tha gazetarëve se thotë se 21 janari tashmë është një kapitull i hapur kur Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e ka cilësuar një krim shtetëror të pandëshkuar.

Më duhet të them që vendimi i Strasburgut dhe pse i vonuar pas 12 vitesh është një vendim i mirë, konfirmoi qëndrimet tona me 21 janarin, është konsideruar shkelje e nenit 2 të konventës. Autoritetet kanë detyrimin për të respektuar vendimin e Strasburgut. Ministri ju bëri thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojë dhe të flasin.

“21 janari kapitull i hapur, duhet të ketë përgjigje të qartë të autoriteteve shqiptare për 21 janarin. Strasburgu ka thënë 21 janari nuk është hetuar në gjithë dimensionin si krim shtetëror””

Në vendimin e strasburgut për Aleks Nikën thuhet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen, dhe fajtori duhet të dënohet. Kjo është e vetmja vrasje për të cilën hetimi i kohës nuk ka gjetur dot se nga doli plumbi që e vrau teksa protestonte paqësisht. Në protestën e 21 Janarit 2011 thirrur bga Partia Socialiste u ekzekutuan nga garda Ziber Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!