Rihanna nuk është më beqare, kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën

schedule15:51 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 15:51 - 1 Dhjetor, 2020

Rihanna ka nisur një lidhje me një nga miqtë e saj më të mirë. Mediat e huaja shkruajnë se diva e muzikës fillimisht u pa nën shoqërinë e A$AP Rocky të shtunën në një restorant në New York.

Një burim tha për revistën “People” që dy artistët janë bashkë prej një kohe të gjatë. Thashethemet se dyshja po jetojnë një romancë kanë nisur që kur ajo u nda nga i dashuri miliarder, Hassan Jameel në Janar.

Rihanna Is Allegedly Dating A$AP Rocky

Megjithatë, asokohe një burim i afërt me këngëtaren, tha se ajo nuk ishte gati për të krijuar një marrëdhënie tjetër pas ndarjes nga Hassan.  “Ajo sapo doli nga një marrëdhënie e gjatë me Hassan. Po shoqërohet me ASAP Rocky, por nuk po del me të.”, u shpreh burimi.

Gjatë verës, dyshja e famshme ringjalli thashethemet pas A$AP u shfaq në fushatat për markën “Fenty Skin” të këngëtares. Kujtojmë që reperi njihet për romancat e tij me personazhe të tjerë të famshëm si Kendall Jenner në vitin 2017, dhe modelen braziliane Daiane Sodré vitin e kaluar. /abcnews.al

Rihanna dhe A $ AP Rocky në shfaqjen e modës