Rihanna flet për fëmijët: Shpresoj t’i rris fëmijët e mi më mirë se sa jam rritur unë

schedule11:54 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 11:54 - 21 Dhjetor, 2023

Për Rihanna-n, krijimi i një familjeje tejkaloi çdo pritshmëri që kishte për mëmësinë. Dhe ajo vetë, gjithçka që shpreson është të rrisë me dashuri fëmijët e saj dhe të jetë pjesë e një familjeje që do të “thyejë” “mallkimet e brezave”. Këtë, dhe më shumë, ajo tha gjatë intervistës së saj me Access Hollywood në festën e lançimit të Fenty x Puma Creeper Phatty në Los Angeles.

Rihanna foli për mëmësinë, familjen, partnerin dhe atë që dëshiron të arrijë në jetën e saj. Ylli u bë nënë për herë të dytë kur ajo dhe A$ASP Rocky mirëpritën djalin e tyre më të vogël, Riot, në gusht. Duke iu referuar asaj se si është të krijosh një familje, Rihanna i tha gazetarit se “nuk e ke idenë. Ju vetëm shpresoni. Ju shpresoni që “të jeni në gjendje të keni fëmijë një ditë dhe të jeni në gjendje t’i rrisni me dashuri. Të jeni pjesë e një familjeje që thyen mallkimet e brezave dhe thjesht ecën përpara dhe bën gjëra të reja dhe i rrit fëmijët e tyre më mirë se sa na rritën ne. Dhe po ndodh dhe nuk mund ta besoj”.

Më pas ajo bëri shaka se e vetmja gjë që mund të parashikonte për fëmijët e saj ishte se njëri prej tyre do të trashëgonte tiparet e saj të veçanta. “E vetmja gjë që imagjinova ishte ndoshta balli i RZA,” tha ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Access Hollywood (@accesshollywood)

Gjatë intervistës së saj, Rihanna foli me fjalë të buta për partnerin e saj, duke theksuar se pasja e fëmijëve me të e bëri atë ta donte “ndryshe”.

 “Dhe fëmijët e mi janë të fiksuar pas tij. Po, ndodh. Nuk ka rëndësi nëse janë vajza apo djem, ata e duan babanë e tyre ndryshe dhe mua më pëlqen ta shoh këtë”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!