Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Luka Jovic, është shumë i qartë për sa i pëket të ardhmes së tij. Lojtari në pronësi të Real Madrid e pranon se ka rigjetur veten në kampionatin gjerman, por e pranon se në fund të sezonit do të rikthehet në Spanjë.
“Të gjithë e dinë që unë jam një lojtar i Real Madrid dhe do të kthehem atje në fund të sezonit. Është logjike që nuk mund të flas për karrierën time për disa muaj. Në merkaton e janarit kisha disa oferta nga ekipe që ishin në një pozitë më të mirë, por zgjodha Eintracht sepse është një klub i veçantë për mua. Mendoj se këtu kam gjetur atë që më duhet”, përfundon serbi.
Kujtojmë që huazimi i 23-vjeçarit me gjermanët përfundon në fund të sezonit, por dhe në Madrid nuk e ka vendin e sigurtë. Jovic është nën kontratë me Real Madrid deri në vitin 2025 dhe gjasat janë që ai të largohet gjatë merkatos së verës. Kartoni i tij vlerësohet diku te 20 milionë euro tashmë, por në 2019 i kushtoi galaktikëve plot 63 milionë euro. /abcnews.al