Tottenham u eliminua mbrëmjen e djeshma nga Milani në Champions League.
I pari që ka reaguar ashpër dhe sinqerisht, ka qenë sulmuesi brazilian Richarlison, i cili ka sulmuar trajnerin e tij Antonio Conte.
“Unë jam i sinqertë, ky sezon ka qenë m*t. Unë dua të luaj. Nuk i kuptoj zgjedhjet e Contes. Isha në një moment pozitiv dhe më pas trajneri më vendosi përsëri në pankinë.
Dje më provoi në njëmbëdhjetëshen startuese e më pas, përsëri në pankinë”, ka reaguar ashpër ish-sulmuesi brazilian i Evertonit, Richarlison./ h.ll/abcnews.al