Kylian Mbappe është pranë kalimit te Real Madrid, ndërkohë që në Brazil zbulojnë se Everton për pasuesin e kampionit të botës kërkojnë 120 milion euro.
Emri i Richarlison ka dalë prej disa ditësh si një opsion për PSG-në. UOL Esporte shkruan mes të tjerash që Neymar është ai që e mbështet këtë lëvizje.
UOL Esporte claim Everton want €120m for Richarlison – Neymar is a fan of him joining PSG, but Les Parisiens surely won't consider this.
— Get French Football News (@GFFN) August 27, 2021
Gjithsesi francezët nuk kanë ndërmend ta paguajnë një shifër të tillë për sulmuesin brazilian të Evertonit, i cili është edhe pjesë e kombëtares së Brazilit. /abcnews.al