Ribery poston videon e shtëpisë së vjedhur dhe kërcënon me largim nga Seria A

schedule15:40 - 6 Korrik, 2020

schedule 15:40 - 6 Korrik, 2020

Sulmuesi i Fiorentinës, Franck Ribery, u trondit ditën e djeshme kur është kthyer në shtëpi. Hajdutët kishin hyrë brenda në shtëpinë e sulmuesit, duke vjedhur sendet më me vlerë të tij.

Veterani ishte së bashku me ekipin e tij në transfertën e Parmës, ku arritën një fitore shumë të rëndësishme 1-2. Ditën e sotme Ribery postoi një video në “Instagram”, ku duket qartë se çfarë kishte ndodhur një ditë më parë në shtëpinë e tij.

Gjithashtu 37-vjeçari nuk i kursen aspak fjalët për autorët si dhe kërcënon me largimin nga Italia. “Pas kthimit nga Parma, ku arritëm një rezultat të shkëlqyer, shkova në shtëpinë time. Në shtëpinë time në Itali, vend ku vendosa të vazhdoj karrierën pas shumë vitesh të mrekullueshme që kalova në Mynih. Dhe ajo çfarë gjeta ishte kjo…”, shkruan sulmuesi poshtë videos.

“Gruaja ime ka humbur disa çanta dhe bizhuteri, por kjo nuk ka aspak rëndësi. Rëndësi ka që unë jam i pafuqishëm përballë kësaj situate. Unë dhe familja ime ishim të sigurt në Mynih. Ne nuk na mungon asgjë dhe unë luaj futboll për pasion dhe jo për para.

Sigurisht familja ime vjen e para dhe do të mar vendimin e nevojshëm që ajo të ndihet e sigurt”, mbyll Ribery, duke kërcënuar me një largim nga Seria A. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!