Mesazhet politike Presidenti francez i dha në konferencën e shtypit me kryeministri Edi Rama, nga ku kërkoi që ta shohim vizitën e tij, si një sinjal mbështejeje për rajonin, dhe ishte momenti që të shpjegonte se pse vetë ai, u bë lideri që frenoi zgjerimin e BE-së.
“Unë isha ai që pengoi procesin sepse po vinim rrotull dhe ecja rrotull nuk na çon kudo. Doja që t’i jepej fund një mekanike që ishte e ftohtë, hipokrite për mendimin tim dhe jo efikase sepse po e shihja që po shkaktonte mëri.”
Por Macron erdhi në Tiranë me një plan konkret për Shqipërinë dhe Rajonin, ku zotohet se do të udhëheqë një proces të ri politik që do të quhet Ribashkimi i Evropës, që synon të fuqizojë ekonomitë e Ballkanit dhe bashkëpunimin me BE-në teksa paralelisht vijon procedura burokratike e anëtarësimit.
“Kemi akoma shumë për këtë epokë të re ribashkimi që po hapet dhe është një nga sfidat e mëdha të Europës sonë për muajt e ardhshëm dhe duhet ta bëjmë duke i tronditur paksa zakonet, traditat deri tani dhe duhet të themi që vendet mund të ecin më shpejt, ata që munden, duhet të investojnë më shumë. Nuk duhet të presim që të hyjnë në Europë që këto vende të konvergohen, duhet t’i ankorojmë mbas Europës sonë, duke investuar këto vende kur janë rrugës”
Plani u mirëprit edhe nga kryeministri shqiptar, i cili kërkoi që të ndryshojë mendësia, e të mos e shohim anëtarësimin si formën e vetme të integrimit.
“Nuk ka korsi preferenciale në ketë proces. Ne nuk jemi dhe nuk duam të jemi gjithnjë e më shumë Evropa e Ballkanit, që të kemi një korsi preferenciale për të arritur BE. në Samit nisi si një rrugë paralele zhvillimi, ndërkohë që ne ecim në rrugën teknike të integrimit, të zgjerohet. Plani i ri i rritjes është guri i parë”
Të dy liderët bien dakord, se rruga e Shqipërisë dhe e rajonit drejt BE-së, nuk mund të ketë një datë dhe as një parashikim kohor.
“Na kuptim, që të flasim për datë. Po ua them shumë sinqerisht. Së pari, nëse ju ndodh një aksident demokratik në vendin tuaj, nëse keni drejtues që vijnë dhe thonë “nuk bëjmë asnjë reformë, është vendosur një date, por jo, nuk duam ta bëjmë”. Kjo shkon bashkë me angazhimin e vendit. Ditën kur një vend të ecë më shpejt, të transformohet më shpejt, a mund të ngadalësohet nga krizat rajonale? Ndoshta! Pra, kjo data e prerë është kundër kësaj fryme!”
“Shqipërisë nuk i intereson një datë, e para sepse çdo datë që mund të vendoset nga kushdo qoftë, do të mbetet një tjetër takim i parealizuar për mënyrën si funksionon. Nuk të bën të bashkuar me Evropën fakti që ke të drejtën e votës apo nuk ke të drejtën votës në Këshillin Evropian”
Gjatë vizitës së Presidentit Macron, u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë, energjisë dhe kulturës mes të dy vendeve.