Ribaj: Stërvitja mes stadiumit dhe fshatit, kemi marrë dy rroga

schedule18:13 - 14 Prill, 2020

schedule 18:13 - 14 Prill, 2020

Andi Ribaj ka shënuar 5 gola këtë sezon (kampionat+kupë) me Flamurtarin, skuadër që renditet e fundit në Superiore dhe është praktikisht e rënë në Kategorinë e Parë. Sulmuesi 30-vjeçar ka prekur tema të ndryshme në prononcimin e dhënë për “Fan Zone” në Supersport, duke nisur nga rrogat, stërvitja në izolim dhe e ardhmja.

“Këtë sezon kemi marrë dy. Unë kam qenë në fshat këtë periudhë dhe kam kaluar aty shumicën e kohes. Ndeshja në “Pyllin e Sodës”? Kam dëgjuar që kanë qenë njerëz të thjeshtë dhe nuk ka pasur lojtarë të Flamurtarit.

Disa lojtarë e kanë bërë stërvitjen pranë detit. Nga fundi i muajit mund të nisim stërvitjen, normalisht brenda rregullave. Unë në ditët e para kam bërë stërvitje në stadiumin e Fierit. Stërvitje mund të mbash, por thjesht duhet të mbash atë distancën.

Nuk kemi menduar që të ndodhë diçka që të shmangim rënien. Shpresoj që kampionati të vazhdojë dhe gjithçka të vazhdojë normalisht. E ardhmja? Vlora është një qytet shumë i mirë. Ka disa probleme që duhen të zgjidhen dhe nëse kjo do të ndodhë, atëherë pse të mos qëndroj këtu, pasi është një ambient shumë i mirë”, përfundon Ribaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!