Janë riaktivizuar sërish flakët në qendrën tregtare në Lushnje. Gazetarja e ABC News, Ema Shazivari raporton se rreth orës 22:00, ka shpërthyer një tjetër vatër zjarri.
Kati i tretë dhe katërt i qendrës tregtare është shkrumbuar plotësisht.
“Që prej ores 20:00 pati një riaktivizim të vatrave të zjarrit. Kur u menduase u arrit menaxhimi i flakëve, rreth orës 22:00 ka shpërthyer një tjetër vatër zjarri, në katin e 4 të qendrës tregtare. Kati i 3 dhe 4 i qendrës tregtare është shkrumbuar. Kemi një mobilizim të shtuar të zjarrfikëses dhe forcave RENEA. Në terren ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrrumbullaku. Duket se kjo situatë do të zgjasë edhe gjatë natës. Ka ende qytetarë të Lushnjes që vijojnë të qëndrojnë përballë qendrës tregtare. Kjo është situata se çfarë po ndodh. Po bëhet edhe një aksion i forcave zjarrëfikëse shumë pranë qendrës tregtare.
Vijon problematika edhe me tymin, shkakton probleme për zjarrfikësit. Është nje situatë e paparashikueshme. Për fat të mirë duhet theksuar se nuk ka pasur dëme në njerëz. Ka tentativa të zjarrfikësve për t’iu afruar vatrave të zjarrit, por tymi ua vështirëson punën”, theksoi ajo./abcnews.al