Rezulton për herë të dytë pozitiv me Covid 19, i infektuari: Virusi më agresiv se herën e parë

schedule20:09 - 3 Korrik, 2020

schedule 20:09 - 3 Korrik, 2020

Koronavirusi vijon të mbetet një virus i ri për të gjithë, pasi deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nëse një i infektuar më parë mund të preket sërish nga koronavirusi.

Një rast i përsëritur infektimi ka ndodhur në Kosovë, ku është vetë personi i infektuar që konfirmon se ka rezultuar pozitiv për herë të dytë.

Petrit Bylykbashi ishte diagnostikuar me koronavirus 3 muaj më parë dhe pas dy javësh i njëjti ishte testuar negativ, ndërkohë ai thekson se tre muaj më pas, kur mendonte se ishte i shëruar ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Bylykbashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se këtë herë virusi, është shumë më agresiv dhe po sulmon aty ku ka dëmtuar herën e parë, në mushkëri.

Postimi i plotë i të infektuarit:

Ky virus i cuditshem!

Mbas 4 diteve ren te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/percjellje te gjendjes disa oreshe maratonike bashk me Naser Ramadanin vendosem qe une me u ritestu per Covid19, fatekeqesisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 perseri, virusi mu kthy afersisht 3 muaj mbas sherimit dhe kesaj here shume me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu heren e pare, direkt ne mushkeri.

Te jem real, duke qen i bindur plotesisht qe nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as per nje moment te vetem dhe kontakt me njerz te infekuar kam pas ne shume raste.

Heren e pare fatemiresisht nuk eshte infektu askush nga une, po uroj qe kjo e njejta me ndodh edhe kete here, une prap nga sot jam i veteizoluar per aq kohe sa te eshte e nevojshme.

Kujdesuni per veten, virusi po u kthejka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!