Rezultojnë pozitivë për Covid-19 dy mjekë në qendrat shëndetësore Kutalli dhe Cukalat

schedule12:12 - 7 Tetor, 2020

schedule 12:12 - 7 Tetor, 2020

Rezultojnë pozitivë për Covid-19 dy mjekë në qendrat shëndetësore Kutalli dhe Cukalat. Gjithsej, në qarkun Berat janë konfirmuar pozitivë për koronavirusin 7 raste.

Mes tyre, një nxënëse te Babë Dud Karbunara, një edukatore te kopshti “10 Korriku” dhe një punonjës fasonerie.

Kurse, në Skrapar kanë rezultuar pozitivë një edukatore kopshti dhe një punonjëse në bashki. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!