Humbja, fillon përplasja në LDK/ Hoti kërkon “kokën” e Abdixhikut: E vetmja rrugë për rikthimin e besimit

schedule12:10 - 18 Mars, 2025

schedule 12:10 - 18 Mars, 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nevojë për nje lidership të ri.

Ky eshte qendrimi me i fundit i anetarit te kryesisë së kësaj partie, Avdullah Hoti, njekohesisht ish kryeminister i vendit.

Ne rrjetin e tij social facebook, Hoti shkruan se rezultati zgjedhor i LDK nuk eshte as i perafert me ate qe sipas tij pritej pas kater vitesh pergatitje.

“Në katër vitet e fundit, lidershipi i partisë është angazhuar në ristrukturimin e partisë dhe degëve në gjithë Kosovën. Por, në jo pak raste, kjo është bërë në mënyrë selektive, jostatutore dhe pa konsideratën e nevojshme ndaj disa specifikave të brendshme të LDK-së”

Sipas Hotit, lidershipi i ri është e vetmja rrugë për rikthimin e besimit në LDK.

“Prandaj, për të kthyer besimin e anëtarësisë dhe elektoratit të gjerë, LDK-ja ka nevojë për lidership të ri. Nuk ka rrugë tjetër për rikthimin e besimit në LDK. LDK-ja ka nevojë për një lidership me qasje ekipore, që është gjithëpërfshirës, me orientime të qarta politike të qendrës së djathtë, që mbledh rreth vetes profesionistë dhe e rikthen LDK-në në epiqendrën e profesionistëve më të mirë të Kosovës, siç ka qenë LDK-ja”

Ish-kryeministri i Kosovës tha se LDK-ja ka nevojë për një lidership që “i fashit përçarjet, që tregon kujdes ndaj të gjithë aktivistëve të rinj e të vjetër”.

Hoti tha se lidershipi aktual i LDK-së, duhet të mbështesë këtë levizje në LDK “duke i hapur rrugë ndryshimit”.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës e cila udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku, ka dalë e treta me 18.27%, ndersa kjo parti eshte e para qe ka filluar “reflektimin post zgjedhje” nga rradhet e partive opozitare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!