Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rezultatet/ Përfundon numërimi në pesë bashki, Partia Socialiste fituese absolute

schedule07:00 - 10 Nëntor, 2025

schedule 07:00 - 10 Nëntor, 2025

TIRANË- Në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat e Cërrik u votua të dielën për kryebashkiakun e ri, ku në garë ishin 13 kandidatë nga Partia Socialiste dhe opozita.

Në Tepelenë për herë të parë u aplikua numërimi me Inteligjencë Artificiale.

Numërimi ka përfunduar në pesë Bashkitë;  Tepelenë, Berat, Vlorë, Cërrik dhe Mat ku fituese rezulton Partia Socialiste.

Rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme 

Bashkia Tepelenë
Gramos Sadik Sako Partia Socialiste; 3261 vota

Gabriel Guma kandidat i propozuar; 928 vota

Bashkia Berat

Ervi Ceca Partia Socialiste ; 13050 vota

Pavlo Shkarpa Kandidat i propozuar ; 2607 vota

Bashkia Vlorë

Brunilda Mersini  Partia Socialiste ;  15672 vota

Dionis Sota Kandidat i propozuar ; 2333 vota

Gjergji Nika Kandidat i propozuar ;1975 vota

Bashkia Cërrik
Eligert Hima Lëvizja Shqipëria Bëhet ; 1275 vota

Amarildo Hoxha Kandidat i propozuar ; 1888 vota

Florenc Doka Partia Socialiste; 6201 vota

Ndërsa vijon ende numërimi në Mat. Nga rezultatet, kandidati i Partisë Socialiste Altin Bojni kryeson.

Bashkia Mat 

Altin Bojni Partia Socialiste ; 7425 vota

Eduart Brahilika kandidati i propozuar; 3184 vota

Suzana Pasha kandidat i propozuar ; 549  vota

Kostoja e këtyre zgjedhjeve nga KQZ është përllogaritur në 1.6 milionë euro. Të pestë këto bashki herën e fundit janë fituar nga PS, kurse mandati i fituar nga kryebashkiakët e rinj më 9 nëntor do të jetë më pak se 2 vjeçar, deri në zgjedhjet e ardhshme në pranverën e 2027.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!