Rezultate identike, Ballkani e Prishtina festojnë triumfet e radhës

schedule15:34 - 22 Nëntor, 2020

schedule 15:34 - 22 Nëntor, 2020

Ballkani vazhdon të kryesojë renditjen e IPKO Superligës së Kosovës. Skuadra e Ismet Munishit kishte përballë sot  Llapin dhe arriti ta mundë me shifrat 4-2. Pjesa e parë ishte spektakolare për suharekasit, teksa shënuan dy herë me Gripshin, dhe nja një herë me Dakun dhe Krasniqin.

Në të dytën skuadra e Munishit hyri në fushë me pak e impenjuar dhe pësoi dy gola nga Premci dhe Januzi, por pa cënuar tre pikët e radhës për suharekasit. Edhe Prishtina fitoi sot në duelin me Trepça 89’. Golat e Lilajt me penallti, Kryeziut, Krasniqit dhe Mankenda i dhanë triumfin skuadrës së Zekirija Ramadanit.

Për Trepçën shënuan Charles Sie dhe Muja, por pa vlerë për të marrë të paktën një pikë në këtë ndeshje. Pas javës së 12-të kryeson Ballkani me 29 pikë dhe ndjek Drita me tre pikë dhe një ndeshje më pak se skuadra e Ismet Munishit. /abcnews.al