Izraeli ka falënderuar Shqipërinë për rezolutën historike që e shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Gardën Revolucionare organizatë terroriste.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, në një postim në rrjetet sociale ka shprehur vlerësimin për kryeministrin Edi Rama dhe parlamentin shqiptar.
Saar thekson se ky akt është një dëshmi e dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Tiranës zyrtare.
“Vlerësoj Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Parlamentin e Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, që e shpall Republikën Islamike të Iranit si një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Kjo është edhe një tjetër dëshmi e dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë”, shkruan ai.
Shqiëpria ndjek në këtë rrugë Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar tashmë Gardën Revolucionare të Iranit si një “organizatë terroriste”.
Bashkimi Evropian ndërmorri të njëjtin gjë në janar pas shpërndarjes së dhunshme të protestave nga regjimi iranian.



